Sidrit Bejleri

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare.

Biografia

Është diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk ka zhanër të këndimit të cilin mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di. Këndon opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore, por edhe lirika fetare (ilahi).

Aktualisht punon pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë, si bas bariton, ka vënë në skenë veprat e njohura klasike të Puçinit, Verdit… e kështu me radhë.

Për pesë sezone rradhazi ka qenë pjesëmarrës si pjesë e jurisë në spektaklin televiziv “The Voice of Albania” në Top Channel, një spektakël i përjavshëm televiziv për zbulimin e talenteve të rinj mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar. Për dy sezone rradhazi ka qene trajneri fitues i Voice of Albania, herën e parë me këngëtaren Venera Lumani dhe herën e dytë me këngetarin Florent Abrashi.

Diskografia

Në karrierën e tij muzikore ai numëron shumë projekte të publikuara, pjesëmarrje në skenat më prestigjoze të muzikës shqiptare si Festivali i RTSH, Kënga Magjike, “Netët e Klipuit Shqiptar” etj.

Projetet e tij me tituj:

“Jam” / “Atdheut” / “Vetja ime ti” / “Në prag të derës” / “Këngë nuserie” / Më beso” / “S’ta kam thënë” / “Sa fort të du” / “A e ke ndi” / “Ylli i bukurisë” / “A ish’ njësoj”.

Së fundmi ai ka publikuar këngën “Premtim”, të cilën do ta ndiqni në Melody TV.