Lumnije Menxhiqi

Lumnije Menxhiqi, këngëtarja me zërin e ëmbël e cila na sjellë gjithmonë projekte të bukura me dashuri. E rritur me muzikën, nga një familje artististësh, ajo është e kujdesshme që këngët e saj të kenë një mesazh të bukur për këdo që i dëgjon.

Biografia

Këngëtarja e festivalit të dikurshëm “Akordet e Kosovës”, “Rinia këndon” etj, jeton prej shumë vitesh në Belgjikë bashkë me familjen e saj. Pavarësisht se ku e kanë përplasur dallgët e jetës, me vite mungesë në skenën muzikore, ajo i është rikthyer pasionit të saj më të madh, muzikës. Ajo vjen nga një familje muzikantësh, ndër të cilët vëllai i saj, Qazim Menxhiqi, është gjithashtu një artist shumë i dashur për publikun.

Diskografia

“Në heshtje të dashurova”/ “Tinzisht Ike” /  “Dashuri E Perjetshme” / “Ku Je” dhe së fundmi “Të dua”.

Kënga e saj më e re “Të dua” mbart një mesazh shumë të bukur dhe shoqërohet me emocione të mëdha, pasi këngëtarja ia dedikon bashkëshortit të saj.