Herta

Herta është një këngëtare e re që i është shtuar së fundmi tregut muzikor shqiptar. Pavarësisht se ka gjithë jetën që është marrë me muzikë, ekzaktësisht që në moshën 5-vjecare, Herta sapo ka bërë debutimin e saj në muzikë me këngën “Je si drita”.

Herta: "Je si drita" është frymëzim nga një person i veçantë në jetën time

E lindur dhe rritur në Tiranë, Herta ka nisur të luajë violinë që në moshën 5-vjeçare dhe ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve për violinë.

Projekti i saj i parë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, duke marrë komente mjaft pozitive. Herta është duke punuar për projekte të tjera, të cilat priten të publikohen shumë shpejt në tregun muzikor shqiptar.