Ghetto Geasy

Biografia

Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Ghetto Geasy, lindi me 3 korrik 1982 në Prishtinë dhe është themeluesi i grupit Tingulli 3. Projektin e tij të parë muzikor e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Anita Vukpalaj, titulluar “Rap adhuroj”. Po në të njëjtin vit, Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin dhe si pasojë grupi mori emrin e tre tingujve “Tingulli 3”. Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër, pas dy këngëve të realizuara, ky bashkëpunim ndërpritet. Pas kësaj në grupin “TINGULLI 3” hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982. Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin “Tingulli 3”.

Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan. Kjo ide edhe u realizua dhe u formua klani i quajtur “Kosova Out Laëz Clan”. Me formimin e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë në klanin në fjalë. Pas një pune të mundimshme, të madhe, në kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin klanin në fjalë.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve K.OL.C-së u shpërbë dhe secili grup për realizimin e albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale. Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë dhanë maksimumin për të qenë ata që janë sot. Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i titulluar “Prishtina Fuckin City” ku bënin pjesë këngë të reja por edhe disa të vjetra. Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt. Në vitin 2005 u bë edhe bashkëpunim me 2po2 me këngën ” Prishtinali “.Pastaj edhe u realizua albumi “I 3NT”.I bën disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Malaj,Skillz,Lyrical Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1,Tunen dhe së fundi me Ermal Fejzullahun.Albumi i fundit dhe më i suksesshmi ishte “Pika për Vesh” që u realizua në vitin 2008. Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto Gold) dhe Agon Sylejmani (Big Xig).

Diskografia

“Baby (Nje Here Ne Jete)”/”N’prishtine”/”E Nxonme”/”MMV”/”Ta Du Majmunin”/”Tirana Lifestyle”/”S’jena Mo”/ “Bs”/”Ajo”/ “Berlusconi”/ “Birthday”/ “Bisha Me 2 Koka”/”Dashni Me Raki”/”Paris Milano”/ “Ghetto Geasy”/”Mori”/”Amante”/”Vamos”/”Malena”/”Moti”/ “Zhytem (Je T’aime)”