Ervis Behari

Ervis Behari, këngëtari simpatik i muzikës së jugut. Ai është ndër zërat më të dashura të publikut dhe shumë i kërkuar në zonën e jugut të Shqipërisë.

Biografia

Ervisi është 26 vjeç, i lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Ai është angazhuar me muzikë në vitin 2015 kur edhe ka nxjerrë projektin e tij të parë. Muzika që ai identifikohet është popullore e jugut dhe këngët e tij këndohen nga i madh e i vogël dhe janë bërë pjesë e festave familjare. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në “Maratonën e këngës popullore shqiptare” në të cilë ka marrë duartrokitje pafund.

Diskografia

“Këngët e vendit tim” / “Si Do Veje Halli” /  “Djaleri” / “Nene” / “Dajo” / “Plaka Mbi Taka” / “Çupa E Pleqërisë” dhe së fundmi “Dale Dale”.

Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me më të mirët e muzikës shqip siç është Adi Hila, i cili ka punuar dy këngët e fundit të Ervisit.