Elvana Gjata

Elvana Gjata është një ndër artistet më të famshme shqiptare.

Biografia

Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me shfaqjet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën “Të këndojmë së bashku”.

Më pas ajo merr pjesë në spektaklin “Kërkohet një yll”, dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, “Ethet e së premtes mbrëma” ku ishte një ndër dhjetë finalistet.

Pas emisionit të “Etheve”, merr pjesë në një duet me solistin e grupit “The Dreams” në “Maratonën e këngës popullore” dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, ajo ngjitet në skenën e madhe të festivalit të RTVSH, me këngën “Pranë teje”, me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe. Karriera e saj ka vijuar në rritje dhe gjithmonë e më shumë.

Muzika ka qënë gjithmonë prezente në familjen e saj. Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Motra e saj përveçse ka qenë gjithmonë “udhëheqësja e saj artistike”, është gjithashtu këngëtare dhe ka studiuar për kanto.

Përveç muzikës, Elvana ka shfaqur talentin e saj edhe në aktrimi, ku ka qën një nga protagonistet e filmit “Dy gisht mjaltë” me aktorin Ermal Mamaqi. Ky film ka qënë gjithashtu një sukses dhe interpretimi i saj është pëlqyer nga publiku.

Diskografia

“Pranë Teje”/ “Vetëm Zoti e Di” / “Zjarri që Ti Ndez” /  “Të kam xhan”/ “T2” / “Ku Jeton Dashuria” / “Mamës” /  “Nuk Janë Më” / “Vetes” / “Hi-Tech” / “Dhe Zemra Ndal” / “Turn You On”/ “A Ke Ti Zemër” / “Ma Mani Nejen” / “Kudo që jam”/  “Me Ty” / “Afër dhe Larg” / “Ne kemi një vend” / “Beso” / “Je Ti (Digitalb)” / “Disco Disco” / “Fake” / “Puthe” / “1990” / “Kuq E Zi Je Ti” /”Love Me” / “Njësoj” / “Lejla” / “Forever Is Over” / “Ti Shqipëri më jep nder” /“Më fal” / “Xheloz” / “Off Guard” / “Ku Vajti” / “Mike” / “Shade” / “Tavolina e Mërzisë” / “Pa Dashuri” / “Fustani” / “Meine Liebe” / “A M’don” / “Me Tana”