DAVID

David Dreshaj

David Dreshaj është një tjetër këngëtar i ri në tregun muzikor shqiptar. Ka lindur më 23.09.1999 në Podgorice të Malit të Zi, ku është rritur dhe shkolluar. Ai ka nisur të këndojë që në moshën 4-vjeçare por kur ishte 10-vjeç, ai hyri në shkollën e muzikës në  Podgoricë ndërsa më vonë vazhdon studimet për kanto, piano, kitar dhe solfegj në Shqipëri.

Karrierën e filloi në vitin 2016, duke marrë pjesë në “Këngën Magjike” me kompozim dhe tekst të Adrian Hila, ku aty u vlerësua dhe u prit shumë mirë, duke u renditur i treti në kategorinë “New Artist”. Ai gjithashtu hyri në finale.

David  merr pjesë sërish në Këngën Magjike në vitin 2017-të por këtë vit si Artist Big me kompozim të Darko Dimitrov dhe tekst të Olti Curri.

David hyn fuqishëm me këngën e parë me klip të titulluar “BOMB” e punuar nga BigBang dhe teksti nga vetë David, Lumi B dhe BigBang. Eshtë pritur dhe vlerësuar shumë nga publiku sepse që në javën e parë të publikimit është bërë pjesë e klasifikimit më të rëndësishëm të muzikës moderne Shqiptare, “The Top List”.