Aurela Gaçe

Biografia

Zoti i dha një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar. Ajo shpreson të arrijë shpirtrat e të tjerëve duke ndarë këtë dhuratë. Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën 4 vjeç e gjysmë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj Vlorë. Aty edhe ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë me evente muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime. Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele. Aurela gjithmonë kishte mendjen e saj edhe gjatë viteve të rinisë së hershme bënte të kundërten e asaj që të tjerët kërkonin që ajo të bënte. Mendja e saj ishte e fokusuar vetëm te kenga. Ajo ishte e destinuar të bëhej një këngetare. Aurela ka zotëruar dhe aftësi aktrimi që kur ishte fëmijë dhe kjo i ka dhënë mudësinë e fitimit të 3 çmimeve speciale bazuar në interpretimet e këngëve të saj në festivale si dhe një çmim special nga Top Albania Radio. Për të promovuar më tej albumet e saj ajo ka dhënë dy koncerte solo live. Këto koncerte u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në vitet 1998 dhe 2000. Në vitin 2000 Aurela provoi se “Akademia e Arteve” ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë. Stili i Aurelës varion nga pop në folk.

Diskografia

“Pegaso”/”Lamtumirë Me Telegram”/”Nata””Me Jeten Dashuruar”/”Fati Yne Shprese E Marrezi”/”E Pafajshme Jam”/”S’jam Tribu”/”Çile Zemrën”/”The Best”/”Jetoj”/”Tundu Bejke”/”Superxhiro”/”Hape Veten”/”Jehone”/”Origjinale”/”Kenga Ime”/”Feel The Passion” /”Ca$h”/”Tranzit”/”Boom Boom Boom”/”Ja Ke Nge”/”Shpirt I Shpirtit Tim”/”Shpirt I Shpirtit Tim”/”Paraprakisht”/ “Dua”/”Merrem Sonte”/”Pa Kontroll”/”Baba Ne Kte Skene”/”Akoma Jo”/”Nene E Imja Nene”/”S’mundem”/”Fustani”/”S’nuk”/”Të Dua”/”Zemra Rratatata”/”Adrenaline”/”Më Mbaj”/”Veten Dua Gjallë”