Andi Kerraj

Andi Kerraj është një tjetër artist i ri në tregun muzikor shqiptar.

Andi është 25-vjec dhe ka lindur në Tepelenë. Muzika është një pasion i madh për të dhe kjo ka bërë që Kerraj të përfundojë studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, për Kanto.

Pasioni për muzikë ka lindur që në fëmijëri dhe kështu Andi vijoi të punonte fort, duke arritur të ndiqte studimet e larta për muzikë.

Për shkak se Andi u largua jasht shtetit, vendosi të bënte një pauzë në muzikë, duke lënë në pritje projektet muzikore që kishte në plan.

Momentalisht Andi Kerraj jeton në Romë, ku së bashku me mikun e tij, Dj Erix, ka vendosur të vijojë pasionin e tij të madh në muzikë.

Së bashku me Dj Erix, i cili është edhe kompozitori i dy këngëve të tij, Andi zotëron një studio muzikore, ku krijojnë projektet e tyre.